Gjykata e Tiranës ka lënë në burg  shtetasit Ineidi Rraja ,Andi Rraja dhe Eni Kullaj, të arrestuar për dhunën barbare ndaj dy kushërinjve Maja në Krujë,.

Per Kujtim Berdakun, pronarin e lokalit ku ndodhi ngjajra, gjykata vendosi detyrim paraqitje.

Shtetasit Ineidi Rraja, Eni Kullaj, Kujtim Përdaku dhe Andi Rraja, ishin të parët që u ndaluan nga policia më datë 07 korrik, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, “Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit”, “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”.

Pas tyre, të shtunën policia shoqëroi edhe 4 persona të tjerë që u identifikuan nga pamjet filmike si të përfshirë në aktet e dhunës. Ndërkohë policia ka shpallur në kërkim edhe 6 persona të tjerë.

Përkatësisht në kërkim janë Xhelal Rraja, Rexhep Rraja, përkatësisht vëllai dhe djali i deputetit Rrahman Rraja që akuzohem nga policia si organizator, Flamur Rraja gjithashtu vëllai i deputetit socialist të dorëhequr, Klajdi Rraja.

Po kështu, në vazhdim të veprimeve hetimore dhe kqyrjes së pamjeve filmike u identifikuan dhe dy persona të tjerë të përfshirë të cilët u shpallën në kërkim, konkretisht shtetasit Edison Meta dhe Përparim Rraja, duke e çuar në 6 numrin e personave të shpallur në kërkim.