Menjëherë pas takimit të Ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi, me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, është marrë vendimi për “shkrirje” të Komisariatit të Krujës, i cili do të ndrysohet rrënjësisht, sa i përket niveleve drejtuese.

Ky vendim vjen dy ditë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në aksin Thumanë-Fushë krujë, ku 10 anëtarë të familjes së Rrahman Rrajaës dhuanuan barbarisht kushurinjtë Bilbil dhe Jashar Maja.

Sipas njoftimit i gjithë komisariati i Krujës do t’i nënshtrohet hetimit, pasi dyshohet se pjestarë të këtij komisariati kanë neglizhuar detyrën,fillimisht duke e fshehur si ngjarje dhe duke tentuar ta kalojnë si një sherr banal.

Në vijim të masave të marra do rinovohet e tërë trupa e niveleve zbatuese dhe drejtuese të Komisariatit të Policisë Krujë dhe Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Drejtues i Parë Tonin Vocaj është drejtuesi operacional dhe përgjegjësi për çështjet e rendit dhe sigurisë, në juridiksionin territorial të këtij komisariati”, thuhet në njoftimin e Policisë.