Kreu i PD-së për qarkun e Fierit, Luan Baçi deklaroi se Bato Dalipaj, punonjësi i Bashkisë së Patosit, është dhunuar nga përgjegjësi i ndërmarrjes, Petrit Pëllumbi. Ai tha se persona që mbështesin Partinë Socialiste i kanë kërkuar Dalipajt që të plotësonte një formular ku të shkruante emrat e familjarëve që do të votonin për PS-në.

Baçi i bën thirrje Qeverisë që të heqë dorë nga presionet dhe shantazhet, pasi në fund do dalë i humbur.

“Kryeministri duhet të heqë dorë nga presionet dhe shantazhi, duhet s’del vete kryeministri po dalin të vegjlit e kryeministrit. Jemi në mes të fushatës dhe situata do agravojnë. Edi Rama e di që do të humbë se nuk ia voton njeri kandidatët problematikë dhe do që t’i marrë bashkitë me dhunë. I bëj thirrje OSBE/ ODIHR që të jetë në terren për të vëzhguar situatën”, tha Baci ndër të tjera.

Punonjës i Bashkisë në Patos, Bato Dalipaj pretendon se është dhunuar fizikisht, për shkak të votave. Dalipaj ka treguar se është dhunuar nga përgjegjësi i ndërmarrjes Petrit Pëllumbi, pasi ky i fundit i ka kërkuar në nënshkruajë një formular me vota të sigurta për kryetaren socialiste të bashkisë, e cila garon sërish për lokalet e 14 Majit.