Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Arst, bashkia Fushë Arrëz. Persona të paidentifikuar kanë hyrë në banesën e shtetasve Skënder Nika dhe Bardhe Nika dhe i kanë dhunuar fizikisht, duke u shkaktuar dënime të rënda me fraktura këmbësh dhe duarsh.
Arsyeja paraprakisht dyshohet se çifti ka sinjalizuar policinë për një operacion antidrogë pak javë më parë.
Parcelat e fidanëve të zbuluar para pak javësh dyshohet se u përkisnin tre shetasve në kërkim, ngjarje e ndodhur 1 muaj më parë ku policia gjeti 15 mijë bimë kubik.
Policia pritet të japë informacion në vijim.
\\





