Arrestohet 42-vjeçari me inicialet P.Ç në Shkodër pasi është kallëzuar nga ish-bashkëshortja për ushtrim dhunë ndaj saj dhe kanosje për jetën.

Njoftimi i Policisë: 

Shkodër/ Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër kanë kapur dhe vënë në pranga shtetasin P. Ç., 42 vjeç, banues në Shkodër, pasi ish-bashkëshortja e tij ka kallëzuar se ky shtetas ka ushtruar dhunë ndaj saj dhe e ka kanosur atë për jetën.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.