Gjykatën e Shkallës së Parë në Vlorë ka lënë në arrest me burg, efektivin e policisë private, Geraldo Biba. Gjatë protestës në Zvërnec, Biba u filmua duke goditur qytetarin dhe më pas duke e marrë zvarrë atë së bashku me dy kolegë të tjerë.

Seanca u drejtua nga gjyqtari Etien Isak, ndërsa prokurore e çështjes ishte Julinda Gjika. Prokuroria kërkoi masën e sigurisë “arrest me burg”, ndërsa gjykata vendosi të lërë në në lërë në fuqi kërkesën e prokurorisë. Ndaj tij rëndojnë akuzat për “Heqje të paligjshme të lirisë” dhe “Plagosje të lehtë me dashje”.