Një 22-vjeçar është proceduar penalisht, pasi ka dhdunuar një infermier në spitalin e Beratit.

I riu u procedua për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”, kryer në bashkëpunim, pasi në ambientet e Spitalit Rajonal Berat, në bashkëpunim me shtetasin E.N., goditën me grushte infermierin e Spitalit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprime të mëtejshme.