Në 38-vjeçar me inicilalet G.Ç., është shpallur në kërkim ditën e sotme nga policia pasi ka ushtruar dhunë ndaj ish-bashkëjetueses së tij.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Dishnicë, Korçë, ku qytetari ka dhunuar ish-bashkëjetuesen në amibentet publike të një lokali.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin G. Ç ., 38 vjeç, banues në fshatin Dishnicë, Korçë, pasi dyshohet se në ambientet e një lokali, ka ushtruar dhunë ndaj ish-bashkëjetueses së tij.

Materialet procedurale i kaluan prokurorive të rretheve gjyqësore Korçë e Pogradec, për veprime të mëtejshme.