DURRES – Një 26-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj një mjekeje në spitalin e Shijakut.
Ngjarja ka ndodhur dy netë më parë në këtë spital, por është publikuar vetëm ditën e sotme nga policia e qytetit bregdetar, e cila vuri në pranga 26-vjeçarin Gëzim Lumi, banues në fshatin Gjepalaj.
Sipas policisë, 26-vjeçari në gjendje të dehur ka hyrë në spitalin e Shijakut, duke thyer derën kryesore, ndërsa më pas ka kanosur, fyer dhe ka ushtruar dhunë mbi mjeken e turnit, e cila ka tentuar ta nxjerrë jashtë ambienteve të spitalit.