Gerald Biba, roja private i kompanisë “Major Security”, i cili ushtroi dhunë fizike ndaj protestuesve në protestën e cila u zhvillua në Zvërnec, ka mbërritur në Gjykatën e Vlorës.
Ai është paraqitur parë saj, në kuadër të procedurave ligjore që po ndiqen pas arrestimit të tij.
Gjatë protestës në Zvërnec, Biba u filmua duke goditur qytetarin dhe më pas duke e marrë zvarrë atë së bashku me dy kolegë të tjerë. Ndaj tij rëndojnë akuzat për “Heqje të paligjshme të lirisë” dhe “Plagosje të lehtë me dashje”.





