Finalizohet nga Komisariati i Policisë Krujë, operacioni policor i koduar “Double”, teksa u arrestua një 50-vjeçar që përveç se dhunonte bashkëshorten, posedonte dhe kanabis.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 2.4 kg lëndë narkotike kanabis.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, bazuar në inteligjencën informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Double”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:

-B. A., 50 vjeç, banues në Halil, Krujë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Dhuna në familje”.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 50-vjeçarit, kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, 2.4 kg lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.