Fushata e re e “Tiffany & Co” mban emrin “About Love” dhe kush më shumë se JAY-Z dhe Beyonce Knowles-Carter do të ishte zgjedhje më e mirë si simbol i dashurisë moderne?

Si një bashkëpunim midis Carters dhe “Tiffany & Co”, “About Love” e shfaq Beyonce me një diamant historik të verdhë prej 128.54 karatësh nga “Tiffany”. Fustani seksi “Givenchy”, frymëzim i viteve ’60, i referohet Audrey Hepburn, kur reklamonte “Breakfast at Tiffany’s”, në vitin 1961.

Në fushatën “About Love”, diamanti i mahnitshëm 128.54 karat nga “Tiffany” shfaqet për herë të parë për publikun.

Ky diamant u zbulua në 1877 nga Kimberley Mines, në Afrikën e Jugut dhe është një nga zbulimet më të mëdha të gurëve të çmuar të shekullit të 19-të. Themeluesi i “Tiffany & Co”, Charles Lewis Tiffany, e bleu diamantin në vitin 1878 dhe e ruajti për “Tiffany” për shumë breza të ardhshëm.