Platforma Dixhitale Tokësore dhe Satelitore DigitAlb njofton abonentët në zonën e Tiranës, Kamzës, Vorës dhe Durrësit, të cilët kanë ende një dekoder apo modul të vjetër tokësor SD, se duhet ta ndërrojnë patjetër me dekoder flyBOX ose T2 HD.

DigitAlb njofton abonentët se e përfitojnë falas me abonim Familjar ose Premium 12 mujor, deri më 15 janar. Pas këtij procesi abonentët e tjerë me dekodera tokësorë HD ose flyBOX duhet të bëjnë patjetër kërkim automatik të kanaleve, për të marrë renditjen e re të tyre.