Dy makina janë gjetur të djegura në qytetin e Vlorës mëngjesin e sotëm.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur, në orën 04:05, në lagjen “Lef Sallata”, ku fillimisht ka marrë flakë automjeti tip "Volkswagen" në pronësi të një kompanie transporti por nën përdorimin e një shtetaseje, i cili është djegur plotësisht

Si rezultat i flakëve është djegur edhe një mjet tjetër ngjitur me të, tip "Renault" në pronësi të shtetasit V.M, i cili është dëmtuar pjesërisht.

Po kryhen hetimet për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.