Frikë e madhe për Elseid Hysajn dhe vjehrrin e tij: mbrojtësi i kombëtares shqiptare dhe babai i gruas së tij iu desh të shpëtonin nga Ferrari i djegur, teksa ai mori flak kur të dy ishin brenda mjetit.

Sipas asaj që shkruan gazeta Il Messaggero, Hysaj dhe vjehrri i tij mbetën të bllokuar në makinën e djegur. Bashkëshortja e mbrojtësit të Lazio-s, ishte jashtë, por në pamundësi për t’i ndihmuar të dy të dilnin.

Më pas situata u zgjidh dhe Hysaj së bashku me vjehrrin e tij arritën të dilnin nga makina e djegur me vlerë 160 mijë euro.

Gazeta Il Messaggero shkruan se për një defekt të mundshëm të prodhimit të Ferrarit, të blerë së fundmi, duke raportuar fjalët e vetë Hysajt.

“Makina u përfshi papritur në flakë, për fat të mirë nuk u lëndua askush, i shpëtuam rrezikut. Problem në fabrikë? Po, padiskutim”, tha shkodrani.