TIRANË-Në rrugën “Ferit Xhajko” në kryeqytet, një magazinë është përfshirë nga flakët.

Zjarri ka përfshirë një magazinë pajisjesh elektro-shtëpiake, e cila ndodhej në katin e parë të një pallati.

Shkaku I rënies së zjarrit dyshohet të ketë qenë një shkëndijë elektrikë.

Dëmet materiale janë të mëdha, por fatmirësisht nuk është lënduar njeri. Zjarrfikësit kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe i kanë shuar flakët duke mos rrezikuar përhapjen e mëtejshme të zjarrit.