TIRANË- Disa zona në qytete të ndryshme të vendit vuajnë mungesën e energjisë elektrike në vigjilje të Krishtlindjeve. 

Probleme ka në qytetin e Shkodrës, ku mësohet se prej tre javësh mungon energjia elektrike tek zona e stacionit të trenit, ndërsa në komunën Rrethina dritat mungojnë tashmë prej 2 muajsh. 

Probleme me energjinë ka edhe në Velipojë ku rrugës nr.5 I mungon energjia prej 3 javësh. 

Edhe në qytetin e Elbasanit ka herë pas here probleme me linjat e tensionit të ulët, ndërsa pa energji ndodhen aktualisht edhe fshatrat Gjyrale dhe Krrabaj në Librazhd. 

Mësohet se djegia e transformatorit është bërë shkak për mungesën e energjisë në këto fshatra. 

Në Elbasan, gjatë muajit dhjetor janë zëvendësuar 10 transformatorë.