Nga Mentor Kikia
Të rroni e ta kujtoni!
Në çdo ditë që lidhet me lirinë e medias, dëgjojmë thirrjet dhe apelet e ndërkombëtarëve dhe zyrtarëve politikë e shtetërorë shqiptarë.
Ata që janë në pushtet nuk ndjehen, kur raportet tregojnë përkeqësim, ndërsa ata që janë në opozitë reagojnë, duke akuzuar qeverinë për ushtrimin e presionit dhe ngushtimin e hapësirave për median e lirë.
E di si më duken keto?
Fiks si ata që shkojnë për ngushëllime në shtëpinë e të vdekurit. Pinë kafenë, të rrahin shpatullat duke thënë: Hajt të rroni e ta kujtoni, jeta vazhdon.
Kështu ka ndodhur vit për vit, ndërsa situata bëhet keq e më keq. Ata që na vijën për ngushëllime ndërrohen, një herë në katër apo njëherë në 14 vjet.
Ndërsa ne jemi po këtu, duke pritur ngushëlluesit që na rrahin shpatullat e na thonë: Të rroni vetë, në gëzimë pas kësaj.
Ata do të ndërrohen përsëri, këta që heshin sot do të bërtasin nesër, ndërsa këta që bërtasin sot do të heshtin nesër.
Kjo është një qokë hipokrite, sepse të gjithë e dinë, që media është në agoni, derisa cdo institucion, çdo parti politike ka një zyrë shtypi që bën lajme të “pavarura” dhe ua dërgojnë mediave.