Protestuesit kanë nisur grumbullimin në sheshin “Skënderbej” për protestën mbarëkombëtare, e cila ka hyrrë në ditën e 14-të të saj. Protestuesit nën thirrjet “Rama në burg, Berisha në burg” dhe “Rama jepe dorëheqjen” pritet që më pas të marshojnë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
E veçanta e protestës së sotme është prania e lartë e diasporës pasi është njoftuar se do të jetë një protestë masive dhe me një numër më të lartë protestuesish.
Prej dy javësh protestuesit kanë kërkuar dorëheqjen e kreut të ekzekutivit, Edi Rama dhe të gjithë kabinetit, po ashtu arrestimit të tij, Ballukut dhe kreut të opozitës, Sali Berisha.





