Qytetarë të shumtë të shoqëruar nga familjarët dhe fëmijë të mitur janë mbledhur edhe këtë të martë në sheshin “Skëndërbej” ku më pas pritet të marshojnë drejt Kryeministrisë për të zhvilluar protestën e 17-të kundër ndërtimit në Zvërnec.

Ashtu siç ishte njoftuar grumbullimi i qytetarëve ka nisur në orën 18:00. Ata shihen me pankarta dhe flamuj në duar teksa kanë bërë thirrje qytetarëve të bashkohen në protestë. Ata kanë bërë thirrje edhe për administratën që t’iu bashkohen në këtë marshim që vijon prej 17 ditësh.

Gjithashtu është njoftuar se nga e mërkura e 17 qershorit, protesta do të nisë në orën 19:00. Shtyrja me një orë e nisjes së protestës vjen për shkak të temperaturave të larta.