Protesta kundër qeverisë vijon edhe këtë të diel, duke shënuar ditën e saj të 44-t.
Ashtu si në ditët e mëparshme, protestuesit kanë nisur grumbullimin në sheshin “Skënderbej”, prej nga do të marshojnë drejt godinës së Kryeministrisë.
Më pas, ata do të ndalen në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku do të mbahen fjalimet, përpara se marshimi të vazhdojë në rrugët kryesore të kryeqytetit.





