Protesta qytetare në Tiranë ka shënuar sot ditë e 74-të të revoltës qytetare. Pas marshimit të protestuesve përballë godinës së Kryeministrisë, kanë nisur fjalimet nga organizatorët e protestës dhe qytetarët.
Një i ri, pjesëmarrës në protestë ka folur në podium dhe është shprehur se rinia është e ardhmja dhe e tashmja. Sipas tij, është pikërisht rinia e cila do të ndërtojë Shqipërinë dhe do ta bëjë një vend më të mirë.
“Thonë se rinia është e ardhmja. Rinia është mbledhur sot në protestë për të thënë se nuk është thjesht e ardhmja, por e tashmja! Ajo që do të ndërtojë Shqipërinë, ajo që do të bëjë një vend më të mirë për veten, vendin dhe fëmijët tanë! Pa rini nuk ka Shqipëri!”, u shpreh ai.





