Qytetarët pritet të mblidhen sërish sot në shesh, në kuadër të protestës së 89-të kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.
Protestuesit kërkojnë largimin e kryeministrit Rama dhe krijimin e një qeverie teknike tranzitore, me mandat 12-mujor.
Sipas organizatorëve dhe protestuesve, kërkesa e tyre është që vendi të hyjë në një fazë tranzitore përmes një qeverie teknike, e cila do të ketë një mandat të përcaktuar prej 12 muajsh.
Protestuesit shprehen se nuk do të largohen nga sheshi dhe do të vijojnë qëndrimin e tyre deri në realizimin e kërkesës për largimin e Edi Ramës dhe qeverisë së tij.
Çfare ndodhi në protesten e 88-të
Arrestimi i Ergys Agasit ndezi mbrëmë protestën e 88-të kundër qeverisë dhe kryeministrit. Protestuesit e cilësuan “vetëm fillimin” dhe “majën e ajsbergut”.
Qytetarët në shesh kërkuan vijimin e hetimeve, konfiskimin e pasurive dhe arrestimin e zyrtarëve të tjerë të lartë. Ata i bën thirrje SPAK-ut që te prangosë Edi Ramën dhe Belinda Ballukun.
“Arrestimi i Ergys Agasit është vetëm maja e ajsbergut. Bashkë me arrestimin, kërkojmë konfiskimin e pasurive dhe kthimin e tyre te shqiptarët”, tha aktivisti Arben Kola, ndërsa i bëri thirrje SPAK “që mos të bëjë lojëra të dyfishta, sepse populli nuk do t’ua falë”.
Aktivisti po ashtu bëri thirrje që brenda javës së parë të shtatorit të arrestohet ish zv.kryeministrja Belinda Balluku dhe pas saj, edhe kryeministri Edi Rama. “Është i rëndësishëm arrestimi brenda javës së parë të shtatorit i Belinda Ballukut, konfiskimi i pasurisë së saj dhe kthimi i apartamenteve te shqiptarët. Është shumë i rëndësishëm edhe arrestimi i Olsi Ramës dhe Edi Ramës”, – u shpreh Kola.





