Partizani ka zhvilluar seancën e fundit stërvitore mbrëmjen e djeshme në Letoni, ku sot në orën 19:00 do të luaj përballë kampionëve të vendit të Valmeiras, për raundin e tretë eliminator të Conference League në “Skonto Stadions”.

Në këtë transfertë të kuqtë do të tentojnë fitoren për të qenë më afër kualifikimit në “Play-Off”. Zoran Zekiç kërkon maksimumin nga të tijtë, ndërsa sa i takon formacionit vuan mungesat e Alfred Mensah dhe Sembenes.

Në krahun tjetër një kundërshtar i lehtë në letër si Valmiera, por që nuk njeh humbje në 3 ndeshjet e fundit. Pasi fitoi me rezultatin e përgjithshëm 10-0 përballë Tre Penne në turin e dytë të Conference League, klubi letonez arriti të “korrte” një fitore dhe në kampionat.

Një skuadër jo shumë e fortë, por me formën që po kalon mund të bëhet një problem serioz për kampionët e Shqipërisë.

Kjo do të jetë një ndeshje shumë e rëndësishme për të kuqtë edhe pse trajneri kroat i kampionëve të vendit theksoi në konferencën e fundit për shtyrë përpara kësaj ndeshjeje se nga ky takim I parë nuk do të sigurojë asnjëra skuadër kualifikimin.

Por veç rëndësisë që ka në aspektin spportiv kalimi i këtij raundi, pasi do të shkojnë në play-off një hap përpara grupeve, për të kuqtë një sukses në këtë raund të tretë do të jetë edhe 400 mijë euro plus në llogarinë e tyre.

Mbrëmjen e sotme kroati pritet të hedhë në fushë një skuadër kompakte, ndërsa nuk priten shumë ndryshime nga ekipi që luajti ndaj Atletic Escaldes në stadiumin “Air Albania” rreth 10 ditë më parë.