Djali i presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, Donald Trump Jr., ka mbërritur ditën e sotme në Beograd.

Sipas raportimeve të mediave serbe, Trump Jr është planifikuar të zhvillojë një takim me presidentin serb Aleksandar Vuçiç në Beograd.

Donald Trump Jr është një sipërmarrës dhe nënkryetar ekzekutiv i Organizatës Trump. Ai ka vizituar edhe vitin e kaluar Beogradin ku u takua me biznesmenë serbë në një darkë për të diskutuar perspektivat e investimeve në Serbi.