5 gusht 2015 – Saadi Gheddafi po përjeton ditët më të tmerrshme të jetës. Djali i ish-diktatorit libian, Muammar Gheddafi, shihet në fotografi duke u rrahur në burg nga gardianët e tij.
Pas arrestimit, ai ishte rrëmbyer në Tripoli dhe nuk dihet vendndodhja e tij, edhe pse këto fotografi tregojnë qartë se ai po keqtrajtohet, pasi shihet duke u goditur nga gardianët.
Gheddafi junior, gjatë regjimit të babait të tij, ishte president i Federatës së Futbollit të Libisë. Nga periudha 2003-2007 ai kishte luajtur në futbollin italian, duke veshur fanellën e Perugias, Udineses e Sampdorias, ndërsa kishte marrë pjesë edhe në stërvitjet e Juventusit. Ai bëri vetëm disa paraqitje në fushë, pasi u përjashtua për shkak të dopingut. Pas rrëzimit të pushtetit që e mbante babai i tij, Saadi ishte fshehur në Niger, ku më pas u paraqit si refugjat por u ekstradua në Libi vitin e kaluar.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





