Ekipi i Meshkujve Goga Basket, nuk ka rivalë në kategorinë e parë. Goga Basket ka dominuar krejtësisht dhe ka fituar me lehtësi çdo ndeshje kjo si pasojë e lojtarëve të talentuar që bëjnë diferencën në këtë kategori dhe që pa dyshim do të jenë pretendentë edhe kur ekipi do të kalojë në superligë pasi kjo gjë tani është thjesht çështje kohe duke patur parasysh nivelin e Goga Basket i cili e përfundoi fazen e parë të ndeshjeve vetëm me fitore duke u renditur e para ne klasifikim.

Gjithçka ka shkuar sipas objektivave të përcaktuar nga ekipi deri në këto momente.  Goga Basket këtë vit merr pjesë në kategorinë e parë, pasi sipas rregullores së FSHB-së, çdo ekip i një shoqate që regjistrohet për herë të parë në kampionat merr pjesë në kategorinë më të ulët.

Asnjë surprizë në takimet e javës së 5-të dhe të fundit të fazës së parë, me ekipin durrsak që vijon të fitojë dhe dominojë në ndeshjet e tij, duke fituar thellë 93-32 ndaj Apolonisë, sfidë e luajtur në Vlorë. Diferencat në fushë mes dy skuadrave ishin të mëdha, ndaj Goga Basket e pati të lehtë fitoren, duke hdehdur një hap tjetër drejt ngjitjes në Superligë.

Ja rezultatet e fazës së parë të Goga Basket:

Goga Basket – Skenderbeu 101 – 52

Elbasani – Goga Basket   38 – 78

Goga Basket – Flamurtari  104 – 28

Apollonia – Goga Basket     32 – 93