Një foto e shkrepur gjatë ditës së djeshme të Agron Llakajt, moderatorit, aktorit dhe autorit të “Al Pazar” me Ben Blushin, drejtorin e "Top Channel", u interpretua si një lëvizje e mundshme e Gonit në këtë televizion. 

"Tiranapost" ka kontaktuar vetë Agronin për të mësuar diçka më shumë se sa supozimet që shkruheshin lart e poshtë.

“Një kafe, miqësi e vjetër, më bëri një propozim, po ideja është kështu që mund të iki nga "Vizioni", mund të mos iki nga "Vizioni". Jam duke vlerësuar propozimin”, tha Agron Llakaj.

Ndërkohë që u pyet edhe nëse do të kishte largim a do ishte individual apo i gjithë programit, dhe ai tha se është autor i spektaklit të humorit, duke nënkuptuar që nëse ka ndryshime, shpërngulet i gjithë emisioni.