Një deklaratë e zëdhënëses së Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, është bërë virale në rrjetet sociale pas incidentit me armë gjatë darkës së korrespondentëve në SHBA.

Leavitt kishte folur përpara eventit në një intervistë, ku duke iu referuar fjalimit të presidentit Donald Trump, u shpreh se “do të ketë disa ‘të shtëna’ në sallë”, një koment që në kontekst kishte kuptim figurativ, lidhur me stilin e fortë dhe provokues të fjalimeve të Trump.

Ajo theksoi se presidenti ishte “gati për të bërë një fjalim tipik”, duke e përshkruar atë si argëtues dhe dinamik. Në të njëjtën deklaratë, Leavitt sqaroi se fjalimi ishte përgatitur kryesisht nga vetë presidenti.

Megjithatë, pas incidentit real me të shtëna që ndodhi më vonë gjatë eventit, kjo deklaratë ka marrë vëmendje të madhe në rrjet, për shkak të përputhjes së në kohë.

Autoritetet amerikane kanë bërë të ditur se sulmi ishte një akt i izoluar, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vijojnë.