Një lajm i trishtë nga bluzat e bardha, ku është ndarë nga jeta anestezistja Nertila Kodra Gora.

Lajmin e jep faqja e QSUT-së që shpreh ngushëllimet dhe dhimbjen për këtë humbje.

“QSUT i shpreh ngushëllimet familjes, miqve dhe të afërmve për ndarjen nga jeta të mjekes anesteziste, Doktore e Shkencave Mjekësore, Dr. Nertila Kodra Gora.

Prej 27 vitesh, Dr. Nertila ka shërbyer me përkushtim, ndershmëri dhe humanizëm si mjeke specialiste e Anestezisë dhe Reanimacionit, pranë Shërbimit të Kirurgjisë së Përgjithshme në QSUT. Ajo spikati për profesionalizmin, urtësinë dhe dashurinë e pakushtëzuar për pacientët dhe kolegët.

Në këtë moment të vështirë, stafi i QSUT-së, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta vajzave të saj, bashkëshortit, prindërve, miqve dhe kolegëve që ndanë me të jetën dhe profesionin.
🕯️ Pusho në paqe, Nertila. Do të të kujtojmë me respekt e mirënjohje të përjetshme.”, thuhet në reagim.