Zonja e Parë e SHBA, Melania Trump dhe Presidenti Donald J. Trump kanë publikuar portretin e tyre zyrtar të Krishtlindjes së vitit 2020. Ishte Zonja e Parë Melania Trump që e shfaqi të premten në Twitter.

Presidenti amerikan dhe Zonja e Parë janë harmonizuar në veshje me njeri tjetrin, tek bie në sy veshja e tyre me smoking për foton zyrtare të Krishtlindjes në Shtëpinë e Bardhë, duke buzëqeshur dhe krah njëri-tjetrit në shkallët Grand mes dekorit festiv.

“Gëzuar Krishtlindjen nga Presidenti Donald J. Trump dhe Zonja e Parë Melania Trump” thuhet në kartolinën e tyre, bërë më 10 dhjetor 2020.

Në portretet e mëparshme zyrtare të Krishtlindjes të publikuara nga Shtëpia e Bardhë, çifti Trump është fotografuar në Cross Hall.