Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka minimizuar zërat mbi një zëvendësim të mundshëm të Iranit me Italinë në Botërorin e 2026-ës.

“Nuk po mendoj shumë për këtë çështje”, u shpreh Trump, i pyetur mbi hipotezën e ngritur nga i dërguari i tij special, Paolo Zampolli, sipas raportimeve të Financial Times.

Nga ana tjetër, Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, theksoi se nuk ka pasur asnjë komunikim zyrtar nga SHBA që t’i ndalojë Iranit pjesëmarrjen në turne. “Asnjë komunikim nga SHBA nuk u ka thënë atyre se nuk mund të vijnë”, deklaroi Rubio, duke shtuar se nuk e di origjinën e këtij lajmi.

Megjithatë, Rubio nënvizoi se, ndonëse sportistët janë të mirëpritur, SHBA nuk dëshiron praninë e personave të lidhur me pasdaranët, duke lënë të kuptohet një qëndrim selektiv në lidhje me pjesëmarrësit.