TIRANE, 20 janar 2014 – Deputetja e Partisë Socialiste në qarkun e Lezhës, Merjeme Delishi, ka dhënë dorëheqjen nga mandati i saj, për arsye shëndetësore. Delishi ka marrë mandatin e deputetes pas dorëheqjes së ministres së Mbrojtjes Mimi Kodheli, më datë 26 dhjetor të vitit 2013.
Zonja Delishi deklaroi se dorëheqja e saj vjen vetëm për arsye shëndetësore dhe se nuk mund ta përballojë dot ndjekjen rregullisht të seancave plenare dhe punën e përditshme në komisione parlamentare, pasi është e detyruar dy herë në javë të kurohet dhe të bëjë dializë.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka zëvendësuar sot mandatin e Delishit, pas kërkesës së Kuvendit për të plotësuar vakancën e krijuar në Grupin e PS-së në qarkun e Lezhës.
Sipas Kodit Zgjedhor, Delishi është zëvendësuar nga një deputete tjetër femër, Mirela Neli (Syku), që është kandidatja e fundit në listën e PS-së në këtë qark.
Dorëzon mandatin deputetja e PS në Lezhë
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Qeveria bllokoi pagat, reagojnë gjyqtarët dhe prokurorët: Dega e Thesarit të përmbushë detyrimet, po shkelen vendimet e Gjykatës Kushtetuese! Ministria e Financave të ndërhyjë
Dorëheqja e ministres Evis Sala, Këlliçi: U largua për t’i hapur rrugë dorëzimit të shëndetësisë tek miku izraelit i Ramës! SPAK duhet të parandalojë krimin e rëndë financiar për qytetarët
Aksident i rëndë në Shkodër, raportohet një viktimë dhe një i plagosur
Një tjetër yll i Juventusit operohet dhe mbyll vitin





