Gjykata e Posaçme ka vendosur të lehtësojë masën e sigurisë për ish-drejtorin e Bashkisë Tiranë, Taulant Tushe, i akuzuar në kuadër të dosjes “5D”. GJKKO ka ndryshuar masën nga “arrest në shtëpi” në “detyrim paraqitje”, duke e liruar nga kufizimi më i ashpër që kishte më parë.

Tushe është një nga personat e përfshirë në hetimet e SPAK për dosjen “5D”, së bashku me ish-drejtorët Redi Molla dhe Mariglen Qato. Sipas SPAK, në cilësinë e drejtuesit në Drejtorinë e Planifikimit të Punëve Publike dhe anëtar i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, Tushe dhe të tjerë dyshohet se kanë favorizuar kompaninë “5D Konstruksion” në disa procedura tenderimi të Bashkisë Tiranë.