Kryedemokrati Lulzim Basha ka akuzuar dyshen Berisha-Rama se janë të bashkuar për një interes, dobësimin e opozitës.
Basha u shpreh se thirrjeve të Berishës demokratët i kanë dhënë përgjigje.
Gjithashtu, ai u pyet nëse është i gatshëm të dëshmojë nëse rihapet çëshjta e 21 janarit, por Basha tha se ky komunikim nuk duhet të kthehet në kalavar pyetjesh.
“Dosja është proceduar në mënyrë të plotë. Siç ju thashë, më lejoni të mos e kthejme në kalvar pyetjesh por të përqëndrohemi te çështja.“, tha ai.