Këtë të hënë mbahet gjyqi i themelit për dosjen “Partizani”.
Ish-ministri Ylli Pango është paraqitur në gjykatë si dëshmitar.
Seanca e mëparshme u mbajt më 8 qershor, ku dhanë dëshminë ish-ministri i Ekonomisë, Genc Ruli dhe ish-drejtoresha e Sportit, Violeta Shqevi.
Ata u pyetën nga prokurorët dhe palët në lidhje me proceset e privatizimit dhe administrimin e ish-kompleksit sportiv “Partizani”.





