Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dorëzuar në GJKKO pretencën për pesë të pandehur të përfshirë në një nga fraksionet e dosjes “Revanshi”. SPAK ka kërkuar në total 56 vite burg, dënime të cilat reduktohen automatikisht për shkak të pranimit të gjykimit të shkurtuar.

Vëmendjen kryesore në këtë kërkesë e marrin familjarët e ish-deputetit socialist Eduard Ndreca. Për vëllain e tij, Armando Ndrecën, SPAK ka kërkuar dënimin më të lartë prej 15 vitesh burg, ndërsa për djalin e xhaxhait, Elvis Ndrecën, kërkohen 9 vite.

Ndërkohë, ish-efektivi i RENEA-s, Adrian Pikli, rrezikon përfundimisht 7 vite burg. Për dy të pandehurit e tjerë, Deivis Bajramaj dhe Edison Muçeku, prokuroria ka kërkuar respektivisht 8 dhe 6 vite burgim.