Ergys Verdho, drejtori i Hekurudhave Shqiptare, është paraqitur këtë të premte në SPAK, shoqëruar nga mbrojtësi i tij ligjor.

Kjo është paraqitja e dytë e Verdhos në Prokurorinë e Posaçme brenda një periudhe të shkurtër, pas asaj të datës 21 maj.

Hetimet ndaj tij mbeten mister, pasi nuk është bërë e ditur nëse dëshmia e tij kërkohet për çështje që lidhen me Hekurudhën apo për procedurat tenderuese të ARRSH-së, ku ai ka mbajtur më herët postin e drejtorit.