Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shetit, Ardi Veliu mbrëmjen e të shtunës është parë në rrugët e zonës së ish-Bllokut në këmbë sëbashku me krerët e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë.

Mësohet se Veliu ka dalë për të inspektuar masat për parandalimin e ngjarjeve kriminale por edhe pas ankesave nga qytetarët për zhurmat.

Mbrëmjen e djeshme dy lokale në Bllok janë gjobitur nga 300 deri në 500 mijë lekë nga Inspektoriati i Mjedisit të mbështetur nga Policia e Tiranës.

Veliu u ka kërkuar drejtuesve të Tiranës më shumë kontroll e të punohet me informacionin për të goditur ata elementë që mund të qarkullojnë me armë.

“Të rritet forca parandaluese dhe goditëse, mos të ulet ritmi por të vijohet me goditjen e të ashtuquajturëve të fortë,” ishte mesazhi i Veliut.