Ylli i Bayern Munich, Jamal Musiala është kthyer në prioritet për Manchester City.

Trajneri Pep Guardiola dëshiron më shumë opsione në repartin e sulmit dhe Musiala është në listën e dëshirave të tij.

Gjithsesi City nuk do ta ketë të lehtë të arrijnë marrëveshjen me polivalentin gjerman, pasi në garë duket se do të futet dhe Chelsea.

Tabloidi britanik The Guardian, shkruan se City është “përpara në radhë”, por Chelsea po monitoron situatën.

Inline image

Megjithatë fjalën e fundit do ta thotë Bayern dhe për momentin bavarezët janë ende në vendin e shoferit.

Bayern nuk do të dëshirojë të humbasë 21-vjeçarin, i cili ka edhe dy vite të mbetura në kontratën e tij.

21-vjeçari, i cili mund të luajë në një sërë pozicionesh në sulm, ka bërë progres mbresëlënës që kur u largua nga Chelsea pesë vjet më parë dhe është një lojtar kyç për gjigandët e Bundesligës.

Megjithatë, bavarezët janë të vendosur për ta mbajtur yllin e tyre dhe kanë nisur diskutimet për rinovimin e kontratës, shkruan gazetari Fabrizio Romano.

Në këtë sezon Musiala është aktivizuar në 36 ndeshje deri më tani dhe ka kontribuar me 12 gola dhe 7 asiste në të gjitha kompeticionet.