Policia e Shtetit njoftoi se ka shkarkuar nga detyra 3 zyrtarë policie në Përmet, një ditë pas gjetjes së mbi 11 tonëve kanabis sativa në njërën nga 3 ish-depot e rezervave të shtetit në fshatin Pagri të Përmetit.
Gjithashtu, 4 zyrtarë të tjerë të policisë janë nën hetim disiplinor për shkelje të rregullave.
Ndërkohë, dy prej administratorëve të këtyre depove janë arrestuar, konkretisht Rustem Muçelli, 51 vjeç, dhe Eqerem Ali, 60 vjeç, ndërsa është shpallur në kërkim një i tretë, Ismail Saliu, 61 vjeç. I ndaluar rezulton edhe kryeplaku i fshatit Pagri, Koço Zaimaj, 58 vjeç.
Droga e fshehur në depon në fjalë ishte e ambalazhuar në thasë plasmasi dhe e gatshme për t’u trafikuar. Ndalimi i shtetasve u bë pasi hetimet e provave të grumbulluara çuan në konkluzionin se ata i kishin në përdorim depot për të magazinuar ushqim për bagëtitë.
Droga shkarkon 3 zyrtarë policie
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
“Kush e dha urdhrin?”/ Artan Hoxha zbardh prapaskenat e arrestimit të Ergys Agasit: E nisën për te burgu i Durrësit, telefonata që ktheu nga rruga furgonin e policisë
“Dosjet Epstein” zbarkojnë në Itali, Prokuroria e Romës hap hetim për dyshime mbi abuzime dhe trafikim seksual
Shqiptari “ndez” Bundesligën/ Leon Avdullahu ndëshkon Dortmundin me një supergol
Gjendet i gjallë pas 10 ditësh punëtori në Nepal





