13nëntor 2015 – Fluturon një dron mbi vilën e Ramës në Surrel të Tiranës alarmohet Garda e Republikes. Një helikopter i policisë u pa të patrullojë mbi vilën e kryeministrit Edi Rama në Surrel, në mbrëmje, në një orë të pazakontë.

Burime të lapsi.al thanë se ai është ngritur në fluturim pas sinjalizimeve se mbi vilën e Ramës është parë një objekt fluturues. Dyshohet se bëhet fjalë për një dron, por objekti nuk është identifikuar. Gjithsesi Garda është vënë në alarm dhe shumë forca janë shtuar në zonën ku ndodhet vila.

/portali DurrësLajm/