17 shtator 2015 – Sikurse është bërë e ditur, hartimi i planit të integruar ndërsektorial (PINs) për zonën ekonomike Tiranë-Durrës, DURANA, shërben si një praktikë e mirë, një shembull për t’u ndjekur nga qeverisja rajonale në hartimin e planeve të tyre, i thanë, më 17 shtator 2015, portalit “DurresLajm” burime zyrtare në Ministrinë e Zhvillimit Urban. Për këtë arsye, edhe në kuadër të reformës territoriale, PINs-DURANA ka një rol tejet të rëndësishëm, pasi kthehet në një testues të sistemit të ri administrativ e territorial, që pritet të vendoset së shpejti, kthehet në një plan pilot, i cili do të shërbejë si shembull e do t’i hapë rrugën hartimit të planeve të tjera rajonale në vend. PINs-DUNANA bazohet mbi parimet e reformës territoriale dhe mbi konceptet e zonave funksionale si plan hapësinor rajonal, ky i fundit është elementi i munguar në ndërlidhës midis Planit të Përgjithshëm Kombëtar dhe Planit të Përgjithshëm Vendor. Por nuk është gjithçka si në vaj. Portali “DurresLajm” ka zbardhur analizën SWOT me pikat e dobëta, të forta, mundësitë dhe kërcënimet.
ANALIZA SWOT
Pikat e dobëta
• rënie e popullsisë rurale
• dendësi popullsie jo e njëtrajtshme
• zona të pabanuara
• akset nacionale shkaktojnë kufij fizikë artificialë mes njësive vendore përkatëse
• zënie e konsiderueshme e tokave bujqësore me ndërtime kryesisht informale
• Mungesë e transportit publik
• Mungesa e hapësirave të gjelbra
• Mungesa e hapësira publike
• Mungesë e një plani transporti
• Menaxhimi Urban i trafikut i dobët
• Sinjalistikë e dobët e trafikut (horizontal dhe vertikal).
• Sipërfaqe të këqija të rrugës, sistem i dobët mirëmbajtjeje.
• Shumica e rrugëve në zonat informale janë në kushte të këqija dhe vuajnë nga mungesa e fondeve për mirëmbajtje
• Shumë pak stacione gjatë rrugës hekurudhore Tirane-Durrës që janë në kushte të këqija me lokomotiva të vjetra, me shpejtësi të ulët
• Rritje e përdorimit te makinave
• Mungesë e korsisë së çiklistëve dhe këmbësorëve
• Akses i pakët i transportit publik në zonat informale
• Hyje kalimesh të dobëta
• Nivel shumë i ulët gati në mungesë i ruajtjes, restaurimit dhe mbrojtjes së Trashëgimisë Kulturore
• Mungesa e infrastrukturës rrugore dhe infrastrukturës mbështetëse për të promovuar trashëgiminë kulturore (TK).
• Ndjenja e ulët e mbrojtjes së TK nga komuniteti lokal
• Mungesa e grupimeve dhe menaxhimit të përbashkët të organizmave të ruajtjes dhe promovimit të TK
• Mungesa e një baze të dhënash digjitale për evidentimin dhe monitorimin e vazhdueshëm të TK
• Mungesa e infrastrukturës se nevojshme për grumbullimin, ruajtjen, marketingun dhe shitjen e produkteve
• Mungesa e nismave të shpejta për ndërtimin e një sektori më të fortë të agropërpunimit
• Mungesa e ndërgjegjësimit për rrezikun e pesticideve
• Mungesa e investimeve ne teknologjitë bujqësore dhe e një imazhi për marketimin e produkteve lokale
• Degradim i peizazhit dhe mjedisit si pasojë e ndërtimeve të paplanifikuara
• Erozioni përgjatë lumenjve dhe zonat kodrinore
• Shkarkimi i mbetjeve të lëngëta urbane të patrajtuara në lumenjtë Erzen dhe Ishëm
• Hedhja abuzive e mbetjeve urbane të ngurta përgjatë brigjeve të lumenjve Erzen dhe Ishëm
• Rritja e sasisë së mbetjeve të ngurta urbane dhe mungesa e vendopozitimeve të përshtatshme
• Ricklimi i mbetjeve është i kufizuar dhe i pakonsoliduar
• Nivelet e PM10 dhe PM2.5 në ajër janë mbi normat e BE
• Mungesa e impianteve të trajtimit të ujërave të ndotura urbane
• Ekzistenca e disa Hot-Spot-eve dhe ndikimi negativ i tyre në mjedis dhe në shëndet.
Pikat e forta
• dominancë e popullsisë urbane
• kapital njerëzor i lartë
• akse nacionale që shërbejnë si akse ekonomike
• diversitet në zhvillim urban
• prezenca e shërbimeve publike
• përqendrimi më i lartë i aktivitetit ekonomik në vend
• Numri i lartë i të rinjve që shkollohen
• Punësim i stafit profesional, “braingain” nga rajonet e tjera
• Bashkekzistojnë të gjitha mënyrat e transportit (p.sh. rrugor, detar, ajror, hekurudhor)
• Përmirësim i cilësisë së shërbimit në pikat kryesore të transportit portin e Durrësit dhe aeroportin të Rinasit
• Kryqëzimi i akseve dhe korridoreve të rëndësisë ndërkombëtare (veri-jug dhe lindje-perëndim korridori i VIII)
• Shumëllojshmëria e trashëgimisë kulturore (TK) në Rajonin Durana, si në përfaqësimin kronologjik kohor ashtu edhe në tipologji.
• Kryeqendrat e trashëgimisë kulturore (Durrësi) janë të mirënjohura ndërkombëtarisht.
• Rëndësia e fondit të MK në zonën në studim pasi përfaqëson:
o lashtësinë e vendbanimit ilir (Shpella e Pëllumbasit, Durrësi etj)
o Identitetin e kombit dhe rezistencën ndaj pushtuesve të huaj (Kalatë mesjetare)
• Ekzistenca e peizazhit unik që ndërthur Trashëgiminë Kulturore me atë Natyrore.
• Kushte të përshtatshme gjeografike për zhvillimin e bujqësisë
• Rritje e shpejtë ekonomike e rajonit
• Mundësi për zhvillimin e industrive bujqësore, si peshkimi etj.
• Krah pune i arsimuar
• Kreativiteti
• Pasuria e rrjetit hidrik (lumenj, liqene)
• Prania e disa parqeve kombëtare dhe zonave të mbrojtura mjedisore
Mundësitë
• qytete satelitore
• hapësira për zhvillim të qëndrueshëm
• mundësi punësimi
• potencial ekonomik
• porti
• aeroporti
• akset ekonomike
• Mundësitë për rritje profesionale
• Mundësitë për zhvillimin e industrive kreative
• Ulje e tensioneve sociale në zonat periferike
• Mundësitë për një punësim të lartë
• Prezencë kreditimi dhe grantesh
• Edukimi në vazhdim për rritje profesionale
• Zgjerimi i shërbimeve të sektorit privat
• Kombinim më i mirë i të gjitha mënyrave të transportit.
• Përmirësim i lidhjeve midis elementeve kryesore të transportit: hekurudhë, aeroport, autostradë
• Përmirësim i menaxhimit të trafikut në të gjitha nivelet.
• Përfshirje e planeve të transportit në planet e reja urbane
• Përmirësim i transportit publik në të gjitha nivelet
• Largim i mjeteve te renda nga zonat urbane
• Politika te reja për makinat bazuar në parimet e gjelbra / inkurajim për përdorimin e makinave me më pak ndotje
• Menaxhim më i mirë financiar i transportit publik, subvencionim i çmimeve dhe përdorim i PPP
• Futja e transportit të pamotorizuar si kuadër pajisjesh për planet lokale
• Përmirësim i logjistikës
• Zhvillimi i një strategjie të integruar mes mbrojtjes së trashëgimisë kulturore dhe promovimit të turizmit kulturor
• Krijimi i itinerareve historike apo kronologjike për të promovuar trashëgiminë kulturore të organizuar në rrjet.
• Afërsia me kryeqytetin për infrastruktura mbështetëse.
• Ndërgjegjësimi i komuniteteve lokale për të mbrojtur TK dhe për ta parë si burim të përbashkët të të ardhurave ekonomikë dhe për të promovuar turizmin familjar
• Promovimi i trashëgimisë kulturore të paprekshme, traditat, zakonet, zejtaria, gastronomia, festimet, folklori etj.
• Zhvillimi dhe promovimi i një turizmi të qëndrueshëm kulturor-natyror-bregdetar.
• Ndërgjegjësimi i sektorit privat për të bashkëpunuar dhe investuar në infrastruktura mbështetëse të promovimit të TK
• Mundësi aksesi në rrjetin e transportit si pikë e rëndësishme e rajonit
• Përdorimi i metodave tradicionale në prodhimet në shkallë të vogël
• Aftësia e shitësve te zonave rurale me qendrat urbane duke krijuar tregje të vogla brenda qyteteve të vogla
• Epërsi në konkurrencën me rajonet e tjera për shkak të prioritetit që ka rajoni
• Mundësi për krijimin e hapësirave rekreacionale rajonale
• Mundësi për krijimin e parqeve rajonale.
Kërcënimet
• orientim monocentrik
• qendra sezonale që popullohen vetëm gjatë sezonit veror
• papunësi
• infrastrukturë e dobët në kanalizime, furnizim me ujë te pijshëm, energji elektrike
• Informaliteti në sistemin shëndetësor
• Epidemitë
• Emergjencat civile
• Rrjeti rrugor i tanishëm i papërshtatshëm për të përballuar trafikun e ardhshëm që mund te rezultojë në bllokim trafiku
• Rritje e numrit te makinave ne përqindje te larte çdo vit
• Hapësirë e pamjaftueshme parkimi
• Dështim në përmirësimin e sigurisë / aksidenteve / cilësisë së karburantit / ndotjes së ajrit që shkaktohet nga trafiku (kosto shëndetësore)
• Dështim në përmirësimin e transportit publik (cilësi dhe sasi), braktisje e transportit hekurudhor
• Dëmtimi i monumenteve të kulturës (MK) nga ana e njeriut
• Degradimi i MK si pasojë e kohës dhe mosndërhyrjes.
• Migrimet e popullsisë nga zonat periferike drejt Tiranës duke braktisur fshatrat, humbur trashëgiminë kulturore të paprekshme dhe kapacitetet njerëzore mbështetëse
• Moskoordinimi institucional për ruajtjen dhe promovimin e TK
• Mos koordinimi i zhvillimit rural dhe urban
• Ndotja ambientale e tokës për shkak te veprimtarive urbane me pasoja afatgjata dhe të dëmshme për shëndetin
• Mungesa e certifikimeve te cilësisë së produkteve, për sigurinë e përdorimit
• Largimi i popullsisë rurale dhe braktisja e sipërmarrjeve bujqësore
• Rreziku i ndotjes së ujërave nëntokësore
• Rreziku i përmbytjes
• Rreziku i dëmtimit të mbulesës bimore
• Degradim i peizazhit dhe mjedisit.
/th. m. DurresLajm/





