(Foto ilustruese)
Një këmbësor ka mbetur i plagosur pasi është përplasur nga një mjet tip “Audi” që drejtohej nga një 37-vjeçar.
Aksidenti është regjistruar një ditë më parë në lagjen nr.13 në Durrës, (zona e Plazhit), ku i plagosur mbeti këmbësori 53-vjeçar H.H. banues në Durrës.
I dëmtuari pasi ka marrë mjekim në Spitalin Rajonal të Durrësit është dërguar në Spitalin Ushtarak Tiranë për mjekim më të specializuar dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Ndërsa personi që shkaktoi aksidentin është 37-vjeçari nga Durrësi, Orges Deçolli, i cili drejtonte mjetin “Audi” me targa DR 9450 D.
Ai u arrestua nga efektivët e policisë dhe akuzohet për “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”.





