DURRËS, 12 dhjetor 2014 – E enjtja e 11 dhjetorit 2014 ka qene natë/ditë vjedhjesh të larmishme, por nuk dihen ende autorët.

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit njofton se, më 11 dhjetor 2014, në qarkun e Durrësit kanë ndodhur 4 vjedhje, dy natën dhe dy ditën.

Kështu gjatë natës, në lagjen nr. 3, dyshohet të jetë vjedhur me thyerje një kishë, ku janë marrë 1 shandan, 1 kalorifer dhe 2 mbajtëse qiriri.

Po gjatë natës, në lagjen nr 14/1, është vjedhur me thyerje banesa e L. D, 40 vjeç, ku kanë marrë 3 dyer dhe 3 dritare duralumin.

Në orën 14.00, në fshatin Halil të Krujës, në kabinën elektrike, dyshohet të kenë vjedhur bobinat e bakrit të transformatorit elektrik.

Rreth orës 19.00, në lagjen nr 14/1, 16 vjeçarit K.C., banues Durrës, i kanë vjedhur 1 celular.

Për të katër rastet blutë thonë se “po punohet për identifikimin e kapjen e autorëve”.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/