DURRËS, 2 dhjetor 2014 – Drejtoria e policisë së shtetit për qarkun Durrës-Krujë njofton se më 1 dhjetor 2014, filloi procedimi penal në mungesë për 40-vjeçarin Ethem Gjyli, i cili kishte vetëm tri ditë që festoi ditëlindjen (lindur më 28 nëntor 1974), banues në lagjen nr. 18, Durrës.
“Javë e re, nafakë e re”, kështu rreth orës 9.30 paradite, të hënën, në lagjen nr. 11, Gjyli u ka marrë nga 3 700 lekë secilës prej katër femrave, që gjoja do t’i pajiste me biletë pajtimi (abone) autobusi qytetës. Në grackë kanë rënë: 20-vjeçarja M. H., banuese në lagjen Nr 17/1 Kënetë; 19-vjeçaret B. B, banuese në lagjen nr. 15 dhe E. G., banuese në lagjen Nr 17/1 Durrës; 23-vjeçarja M. H, banuese në lagjen nr. 13 (Plazh). Po punohet për kapjen e tij.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





