Një konflikt familjar ka rrezikuar të përshkallëzohej, kur një 54-vjeçar nga Durrësi, në gjendje të dehur, hipi në majë të taracës së shtëpisë duke kërcënuar se do të hidhej, mesditën e sotme.

54-vjeçari Agron Jaupaj shokoi të gjithë banorët e lagjes, ndërsa kërcënonte se do të hidhej dhe do të kryente vetëvrasje në sy të të gjithëve.

Ishte djali i 54-vjeçarit që ndërhyri për të ndaluar të atin, të ndërmerrte aktin ekstrem.

Mësohet se 54-vjeçari është njeri problematik dhe i dhunshëm në familje. Bashkëshortja e tij e ka denoncuar shpeshherë në polici për shkak të dhunës së ushtruar ndaj saj.

Policia, e cila mbërriti në vendngjarje, pas telefonatave nga fqinjët e 54-vjeçarit Jaupaj, bëri shoqërimin e tij në komisariat për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Mësohet se 54-vjeçari është konsumues i alkoolit dhe lëndëve narkotike, ndërkohë që është i papunë.