Nuk ka nisur ende procesi i votimit në Qendrën e Votimit nr 1371 në shkollën e mesme të bashkuar “Besnik Hidri”, Rrashbull, që mbulohet nga KZAZ nr.21.

“DurrësLajm” mëson se pavarësisht se ka kaluar më shumë se 40 minuta nga orari zyrtar i hapjes së QV, në këtë qendër procesi nuk ka nisur ende, pasi mungojnë disa materiale zgjedhore.

Siç duket edhe nga fotot që po publikojmë, qytetarë janë mbledhur pranë kësaj qendre për të votuar, por ende nuk kanë nisur ta ushtrojnë të drejtën e votës.