Policia e Durrësit ka identifikuar viktimën te lagjja nr.18, e cila u vetëhodh nga lartësia e pallatit.
Sipas informacioneve paraprake, ajo është shtetasja A. B., 33 vjeçe, e cila vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Pasditen e sotme, në lagjen nr.18, Durrës, dyshohet se ajo është vetëhedhur nga kati i tetë i pallatit përballë parkut Vala dhe si pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.





