DURRËS, 26 janar 2014 – Drejtoria e policisë së shtetit e qarkut Durrës-Krujë njofton së më 26 janar 2014, ora 4.30 e mëngjesit, u arrestua Mirçea H., 26 vjeç, banues në Tiranë.

Më datë 25 janar 2014, rreth orës 23.00, në portin e Durrësit, gjatë kontrollit të ushtruar në “Benz”-in me targa AA468IN, u gjetën dhe u bllokuan 19 pako, të mbështjella me natriban dhe qese transparente, me peshë rreth10 kg, të dyshuar si heroinë.

Makina do të imbarkohej në tragetin “Michela” të linjës Durrës-Bari për të udhëtuar drejt Italisë. Pakot me lëndë narkotike u gjetën të fshehura në shasi.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/